Vaksina e re Pneumokoku per foshnjat e 2011-es
Kalendarit kombëtar të vaksinave i është shtuar dhe një e re, ajo kundër pneumokokut. Kjo vaksinë e cila është tashmë është në qendrat shëndetsore, do tu injektohet të gjithë fëmijëve që kanë lindur, që nga muaji janar i 2011. vaksina i mbron fëmijët, nga shumë komplikacione, në rrugët e frymarrjes dhe të sistemit nervor.
"Është një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore, nga mosha 0-5 vjec, është një nga shkaqet më të mëdha të sëmundjeve të mushkrive, të cipës së trurit, të veshit të mesëm që janë dhe shkaqe të rëndësishme dhe dominojnë vdekshmërinë foshnjore", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.
Ministri Vasili ka theksuar se kjo vaksinë ul dhe kostot e larta me te cilat përballen pacientet nëse preken nga pneumokoku. "Trajtimi i të sëmurëve me këto infeksione të mëdha ka kosto jashtëzakonisht të mëdha të sistemit, ka kosto që një fëmijë në reaminacion mund të kushtojë dhe 2-3 milionë lekë të vjetra në vit. Ju e kuptoni që dhe shëndeti i fëmijëve ruhet por dhe kostot e panevojshme të sistemit evitohen", tha Vasili.
Vetëm dy vite më parë në kalendarin kombëtar të vaksinave u përfshi edhe ajo pentavalente, duke zëvendësuar me një injeksion te vetem, 5 lloje të tjera vaksinash.
Edlira Sulejmani