E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 jave kohe OSBE Politikanet te na degjojne

Kanë mbetur vetëm 9 javë kohë për të bërë pregatitjet më të mira të mundëshme për zgjedhjet locale të 8 majit.Ky është apeli që  Sekretai i përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut ka dhënë për poartitë politike në vend duke theksuar nevojën e respektimit të  kushtetutës, kuadrit ligjor, institucioneve dhe i të tërë proçesit zgjedhor.

"Jam këtu për të dëgjuar ankesat, për të monitoruar dhe për të ndihmuar,në fund të fundit,është populli shqiptar ai që bën zgjedhjet.Politika më dëgjoi me vëmëndje dhe politikanët më dëgjuan kur iu thashë që të mund të ndërtojnë besimin tek njëri tjetri. Ju do të shihni në ditët në vijim nëse politikanë ia vunë veshin fjalëve të mia apo jo", tha De Brichambaut.

Sekretari Brishambo i shoqëruar nga kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri Ëollfarth Eugen dhe zv ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia. vizitoi Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës ku nuk përjashtoi mundësinë e demontimit të armëve të rajonit apo Europës në këtë uzinë.

"Nëse do të ishte e mundur pse jo të demontoheshin armët këtu  pse mos të ndodhte. Nëse të tjerët janë të interesuar të demontojnë municone në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës do të ishte një gjë e mirë", tha ai. Sekretari i përgjitshëm i OSBE-se Brishambo ka ndërmarrë një tur nëpër qytetet kryesorë të vendit ku po njihet nga afër me pregatitjet që po bëjnë institucionet locale për zgjedhjet e 8 majit.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›