E Hënë, 2 Nëntor 2026

Votohet qeveria e re e Maqedonisë merr 78 vota., opozita bojkoton

Autori i Lajmit: red.
Mbrëmë vonë Parlamenti i Maqedonisë miratoi qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilën votuan 78 deputetet e pranishëm në seancë. Gjatë votimit nuk pati asnjë deputet kundër apo abstenim. Të gjitha votat ishin të maxhorancës, për shkak se opozita kishte njoftuar bojkotimin e seancës. Fillimisht kryeministri Nikolla Gruevski shpalosi programin e ri qeveritar 2008-12 me theks të veçantë tek ekonomia, punësimi, anëtarësimi në BE dhe NATO dhe te zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë për emrin pa cënuar identitetin kombëtar. Për Gruevskin të rëndësishme janë edhe ruajtja e marrëdhënieve të mira ndëretnike si dhe përfundimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. “Do të punojmë ditë dhe natë që bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse Greqia vendos që të na mbyllë dyert... ne do të veprojmë me strategjinë për stabilitet dhe për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit”, tha ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë prezantimit para deputetëve të programit të qeverisë së re. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, që është partner i Gruevskit në qeverinë e re, theksoi se koalicioni i përbërë nga fituesit e dy blloqeve VMRO-DPMNE dhe BDI do të jetë i qëndrueshëm dhe efikas. Ai shtoi se BDI si parti fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare në kampin politik shqiptar, hyn në qeveri për të realizuar kërkesat e shqiptarëve dhe për të zbatuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Të gjitha votat ishin të maxhorancës, për shkak se opozita kishte njoftuar bojkotimin e seancës. Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së Maqedonisë:

Kryeministër Nikolla Gruevski

Ministër i Mbrojtjes Zoran Konjanovski
Ministre e Kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska
Ministër i Arsimit Pero Stojanovski
Ministër i Informatikës Ivo Ivanovski
Ministër i Jashtëm Antonio Milloshoski
Ministre e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska
Ministër i Financave Trajko Sllaveski
Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërve Aco Spasenvoski
Ministër i Drejtësisë Mijahllo Manevski
Ministër i Transportve Mile Janakievski
Ministër i Shëndetësisë Bujar Osmani
Ministër i Ekonomisë Fatmir Besimi
Ministër i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi
Ministër i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror Nexhat Jakupi
Ministër i Punës Xhelal Bajrami
Ministra pa portofol janë Zoran Stavreski, Ivica Bocevski, Abdylaqim Ademi, Vele Samak, Nezhdet Mustafa dhe Hadi Neziri.

Ky lajm është publikuar: 28/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›