E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e shperngulur, sistemohen ne Plepa

Godina e Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendshme hap dyert
Rreth 40 persona jane sistemuar mbreme ne hotelin numer 2 te Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendshme ne zonen e Plepave, ne plazhin e Durresit. Ata jane banore te shperngulur nga fshatrat e Gerdecit dhe Maminasit, ne zonat te cilat rrezikohen ende nga shperthimet. Fillimisht erdhen 25 banoret e pare nga zona e Gerdecit, te shoqeruar nga forca te shumta policie, qe ndihmuan ne transportimin e tyre. Me pas, rreth ores 20:00, mberriti grupi i dyte me 15 te tjere nga Maminasi, te cilet do te qendrojne per nje afat kohor te pacaktuar. Kuzhina e restorantit te Shtepise se Pushimit ka filluar te gatuaje per te shperngulurit, ndersa per ushqimin cilesor ka garantuar vete zevendeskryeministri. Gazmend Oketa ka shkuar mbreme per te vizituar banoret e shperngulur, i shoqeruar nga kryetari i Keshillit te Qarkut, Seit Kertusha, prefekti i Qarkut te Durresit, Klodian Pajuni dhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako. Autoritete e larta qendrore dhe vendore u interesuan per sistemimin e banoreve te shperngulur nga zonat e rrezikuara dhe trajtimin e tyre me fjetje dhe ngrenie. Gjithashtu, tregtare te ndryshem jane ofruar te ndihmojne me produkte ushqimore ne ndihme te banoreve te mbetur pa ushqim. Nderkohe, mesohet se prane zyrave te Prefektures se Durresit eshte ngritur nje shtab emergjence, i cili po merret pikerisht me evidentimin e nevojave te banoreve te zones se demtuar. Burime nga ky shtab bejne te ditur se ende ka nje numer te madh personash te mbetur pa strehe, te cilet ende nuk jane evidentuar nga policia. Kjo pasi pjesa me e madhe e banoreve te Gerdecit, Maminasit e fshatrave te tjere perreth kane marre arratine me te filluar shperthimet. Sipas te dhenave paraprake, nje pjese e tyre ndodhet ne Durres, nje pjese ne Tirane dhe nje pjese tjeter ne fshatra te tjere ndermjet dy qyteteve. Prefektura e Durresit ka vene ne dispozicion numrat e telefonit 05223459 dhe 05223559, ku mund te adresohen te demtuarit ne nevoje, ndersa automjete te posacme jane ne pritje perpara godines se prefektures per t'i transportuar drejt Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendshme. Autoritetet vendore kerkuan mbreme ndihmen e medieve per t'u drejtuar te demtuarve mesazhin se, nese jane ne Durres, te mblidhen perpara prefektures, e cila do t'i sistemoje me ushqim dhe fjetje per aq kohe sa te jete e nevojshme.
K. Jaupaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›