Agroni: Shperthimi me demtoi veshet
Per Agronin, shperthimi ka qene shume afer, nderkohe qe e ka lene me pasoja ne veshe. Menjehere ka kerkuar ndihmen e mjekeve, pasi nje pjese e degjimit i kishte ikur. Megjithese ne gjendje te renduar psikologjike, Agroni, 27 vjec, arriti te tregoje momentet e tmerrit qe nuk do t'i harroje gjithe jeten. "Kur depoja shpertheu, isha shume afer fshatit dhe u degjua jashte mase, ne momentin e pare nuk ndjeva asnje gje, por me vone filloi nje zhurme qe me shtohej here pas here ne veshe", tregon Agroni. E ndersa ka marre mjekimin e pare, falenderon Zotin qe ka shpetuar gjalle. Megjithese ka marre ndihmen e pare, Agroni nuk gjen qetesi, duke pyetur mjeket per fatin e te afermve te tij qe banojne ne fshatin Gerdec. Por nuk eshte vetem ai qe pret nje reagim nga bluzat e bardha. Shume te tjere presin per te mesuar gjendjen shendetesore te te afermve. Nga ana tjeter, mjeket sigurojne se i gjithe ekipi dhe personeli mjekesor u jane perkushtuar ketyre rasteve per t'u dhene ndihmen e shpejte. Vetem 3 ore pas ndodhjes se tragjedise ne QSUT numeroheshin rreth 44 te lenduar prej te cileve dy ne gjendje te rende. Numri me i madh i pacienteve ka qene ne repartin e djegie-plastikes, nderkohe qe te tjere kane pasur probleme me syte dhe veshet.