E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, spitalet pa gjak e ilace

Tragjedia e ndodhur ne Gerdec te Vores, ka nxjerre ne pah edhe problemet e mjekesise shqiptare. Mungese te ilaceve baze, oksigjenit dhe materialeve baze jane reflektuar qe ne momentet e para kur pacientet kane kerkuar ndihmen e mjekeve. Kane qene te afermit, te cilet kane blere medikamentet dhe materialet baze, kryesisht ne Spitalin Ushtarak, por edhe ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Mungesa nuk ka pasur vetem ne medikamentet baze, por edhe ne gjak. Ka qene Kryeministri Sali Berisha, i cili u ka bere thirrje qytetareve qe te japin gjak per te plagosurit. Nderkohe qe firma te ndryshme farmaceutike jane nisur drejt QSUT-se, me kerkese te kesaj te fundit, duke shkarkuar sasi te medha te medikamenteve.
Mungesat
Reparti i djegie-plastikes ka qene nder te paret qe ka kerkuar medikamente shtese dhe baze materiale, kjo per vete faktin se aty eshte regjistruar edhe numri me i madh i pacienteve. Nderkohe burime te brendshme nga Spitali Ushtarak kane pohuar se gjendja e medikamenteve, kur jane paraqitur edhe pacientet e pare, ka qene shume e keqe. Aty nuk ka pasur asnje lloj medikamenti dhe vete familjaret kane vrapuar per te blere ato qe u jane kerkuar nga mjeket. Nderkohe qe sallat e operacionit nuk kane qene ne gatishmeri per vete faktin e mungeses se oksigjenit. Menjehere pas sinjalizimit te pare, drejtoria e te dy spitaleve ka marre masa per sigurimin e bazes mjekesore. Keshtu, karroca dhe kamione me medikamente dhe materiale mjekesore kane shkuar drejt QSUT-se, rreth ores 15 te pasdites se djeshme.
Furnizimi
Gjendja e jashtezakonshme e krijuar ne te dy spitalet kryesore te Tiranes ka detyruar drejtuesit e ketyre institucioneve qe marrin masat e menjehershme per sigurimin e medikamenteve. Kamione te medhenj te firmave te ndryshme farmaceutike ne vend kane shkarkuar medikamente drejt e ne pavijone, nderkohe qe edhe vete personeli mjekesor i mesem ka punuar per transportimin e tyre nga farmacia e QSUT-se drejt pavijoneve. "Do te marrim te gjitha masat e nevojshme si per bazen materiale ashtu edhe per medikamentet per t'u ardhur ne ndihme te gjithe ketyre pacienteve", eshte shprehur nendrejtori i QSUT-se, Bajram Bega. Nga ana tjeter edhe bankat e gjakut jane vene ne levizje, duke kryer analizat per personat, te cilet kishin shkuar vullnetarisht per t'u ardhur ne ndihme te plagosurve.
Qytetaret te gatshem per te dhuruar gjak
Nje numer i madh qytetaresh eshte drejtuar per te qendrat e gjakut si ne Spitalin Ushtarak ashtu edhe ne QSUT, per t'u ardhur ne ndihme pacienteve me gjak. Menjehere pas thirrjes se bere nga Kryeministri i vendit, por edhe nga mjeke te ndryshem, nje pjese e qytetareve te Tiranes kane vrapuar drejt bankave te gjakut, nderkohe qe kane kerkuar edhe me teper informacion te personeli mjekesor. Edhe personeli mjekesor i ketyre institucioneve eshte rikthyer ne pune edhe gjate dites se shtune, nderkohe qe problemi i vetem qe krijohej ishte kryerja e analizes per te pare nese gjaku i dhuruar nuk permbante infeksione. "Numri i personave qe vijne per te dhuruar eshte shume i madh, nderkohe qe po kryejme analizat paraprake. Per ata qe deri tani na kane rezultuar te paster nga semundjet, kemi filluar me dhurimet", pohon punonjesja e qendres se gjakut prane QSUT-se. Sipas saj, megjithese keto banka kane nje sasi gjaku, nuk mund te perballojne tragjedi te tilla.
Gjak nga Kosova
Nje helikopter nga Kosova ka transportuar rreth 200 njesi dhe qese gjaku per t'u ardhur ne ndihme te plagosurve te Gerdecit. Me kete helikopter ka fluturuar edhe keshilltari i shendetesise i Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu. Ekipi i zyrtareve te larte te ardhur nga Kosova, kane garantuar edhe per ardhje te mjekeve nga ky vend per te ndihmuar koleget e tyre shqiptare per te perballuar situaten. Te dhenat behen te ditura nga burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise.
Mjeke nga Korca
Mjeke te spitalit rajonal te Korces jane drejtuar per ne Tirane per t'u ardhur ne ndihme mjekeve te kryeqytetit. Pas dhenies se lajmit se nje depo armesh ka shperthyer ne afersi te kryeqytetit dhe nje numer i madh personash jane plagosur, nje numer i madh mjekesh te te gjitha qyteteve jane treguar te gatshem per te dhene ndihmen e tyre. Te paret qe kane mberritur ne Tirane kane qene mjeke te qytetit te Korces, te cilet kane shkuar drejt Spitalit Ushtarak, ku ka qene edhe numri me i madh i pacienteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›