E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Kedira, firma çështje orësh

“Kemi arritur marrëveshjen me Realin e Madridit”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Joerg Neubauer, për agjencinë gjermane Dpa, duke konfirmuar zërat gjithnjë e më të shumtë që kanë qarkulluar në mediat spanjolle dhe ato gjermane gjatë ditëve të fundit.

“Kur klubi më i madh në botë, i drejtuar nga trajneri më i mirë të kërkon, duhet të mendosh seriozisht”, shtoi agjenti i mesfushorit të Shtutgartit. Në fakt, një gjysmë konfirmimi të transferimit e pati dhënë nga drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobiç, i cili pati konfirmuar për të përditshmen gjermane Bild dëshirën e lojtarit për t’iu bashkuar Realit.

“Po, Kedira na ka bërë të ditur se dëshiron të shkojë te Reali i Madridit. Tani duhet të gjerjmë një zgjidhje”, pati pohuar Bobiç. Sipas mediave, operacioni do t’i kushtojë madrilenëve nga 12 deri në 15 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›