Sulimani i bashkohet Augsburgut

Emin Sulimani pritet të luajë tek ekipi gjerman, FC Augsburg, sezonin e ardhshëm, aty ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani. Futbollisti shqiptar i është bashkuar të mërkurën në qendrën stërvitore ekipit nga Bundesliga 2 gjermane.
23-vjeçari ka luajtur në tri sezonet e fundit te klubi austriak Austria Wien, por atij i skadoi kontrata gjatë muajit qershor. Në divizionin e parë austriak, sulmuesi nga Maqedonia ka realizuar shtatë gola nga 86 paraqitje sa pati. Sulimani mund të luajë në pozitën e majtë, por edhe të djathtë të sulmit.
Sulimani do të stërvitë me ekipin e Augsburgut gjatë kësaj vere, derisa të zgjidhet çështja e Ibrahima Traores, i cili mund të largohet nga ky klub për të shkuar drejt Stuttgartit, gjatë kësaj vere. Sulimani, ish-përfaqësues i U-21 të Austrisë, në të kaluarën ka luajtur me ekipin austriak, Ried.