"Më tradhtuan dhe më gënjyen"
Dy janë objektivat kryesorë të sulmeve të tij: kreu i Federatës Argjentinase të Futbollit, Hulio Grandona dhe menaxherin e kombëtares, Karlos Biljardo. “Grandona më kishte dhënë disa garanci, është gënjeshtar. Vetëm në fund më kërkoi të heq dorë nga stafi im”, tha lidhur me presidentin e federatës. Kurse për Biljardon: “Më tradhtoi. Më pati thënë se do të lërë kombëtaren bashkë me mua”.
Në takimin e parë me median pas shkarkimit, ish-“djaloshi i artë” lexoi një komunikatë me tone të ashpra ndaj drejtuesve të federatës. “Ka njerëz që nuk i duan të mirën futbollit argjentinas. E vetmja gjë që shohin është interesi i vet”, shprehet 50-vjeçari në deklaratë, duke shtuar se largohet nga detyra me ndërgjegjen e pastër.