E Diel, 1 Nëntor 2026

MPTT bie pishman: Jo 16 por 5 km rrugë e asfaltuar

Deklarata për shtyp e përhapur paradite nga kjo ministri, tregonte se janë shtruar 16 kilometra rrugë nga Bajram Curri për në Valbonë, rrugë kjo për turizmin malor.

Por, pak më vonë vjen një deklaratë tjetër ku thuhet se janë shtruar vetëm 5 kilometra, e sigurisht duke kërkuar edhe ndjesë për 11 kilometrat e shtuara gabimisht. “Përfundon asfaltimi i 16 km të segmentit rrugor Bajram Curri –Margegaj – Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri – Valbonë me nje gjatësi totale 27 km”, thuhej paradite.

Pak orë më vonë ridërgohet deklarata, ku 16-ta është zëvendësuar me 5. “Përfundon asfaltimi i 5 km të segmentit rrugor Bajram Curri –Margegaj – Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri – Valbonë me nje gjatësi totale 27 km”, thuhet në deklaratën e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›