Ngrihet Qendra Kombëtare për viktimat e dhunës në familje
Kjo qendër u ngrit pas plotësimit të bazës ligjore, ngritjes së strukturave, trajnimin e tyre ndaj fenomenit të dhunës në familje dhe ofrimit të asistencës për viktimat.
Qendra është parashikuar të ofrojë për viktimat në marrëdhëniet familjare shërbime këshillimi, psikosociale, programe rehabilitimi, asistencë mjekësore e juridike, në përputhje me standartet e Këshillit të Evropës si dhe do të shërbejë si qendër kombëtare e trajnimit të specializuar për punonjësit që veprojnë në këtë fushë.
“Qendra Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje është e para, por jo e fundit e cila do të ofrojë shërbime për viktimat, dhe presim që njësitë e qeverisjes vendore, të sensibilizuara rreth nivelit të shtrirjes së këtij fenomeni dhe në zbatim të detyrimit ligjor, të fillojnë punën për ngritjen e qendrave rajonale, apo lokale”, tha Alma Marku, drejtore e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen në MPçSSHB.
Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 801 raste të dhunës në familje. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm konstatojmë se ka rritje me 255 raste të evidentuara dhe trajtuara nga strukturat e policisë.
“Vihet re, që ndryshe nga vitet e kaluara ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin rrethit të Tiranës, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit”, u shpreh ajo.