E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Ndeshja me Hungarinë, ta thyejmë dhe një tabu të vogël

"Problemi ynë i vogël
është arritja e fi toreve
me kundërshtarët direkt.
Në ndeshjen me Hungarinë
duhet të thyejmë edhe këtë tabu
të vogël". Klodian Duro, një prej
lojtarëve më të rëndësishëm të
Kombëtares nuk ka frikë të theksojë
problemet e kuqezinjve në
eliminatore. 31-vjeçari që militon
me Omonia-n në kampionatin
qipriot e sheh si mjaft të vështirë
arritjen e fitores, por premton
se skuadra do të japë maksimumin
në sfi dën e 28 marsit. "Jemi
përpara një ndeshje shumë të
rëndësishme, për vetë faktin se
luajmë përpara tifozëve tanë të
zjarrtë, që na kanë mbështetur
gjithmonë. Shpresoj të ndodhë e
njëjta gjë. Sigurisht, në këtë fazë
të eliminatoreve dhe përpara
kësaj ndeshjeje kemi një detyrë
të vështirë për të arritur fi toren.
Nëse do të marrim maksimumin
me Hungarinë, do të kishim një
pozicion mjaft komod në grup.
Përpara kemi një ekip të fortë,
një rival të drejtpërdrejtë, që na
ka shkaktuar humbjen e vetme
në këto eliminatore. I gjithë ekipi
duhet të japë maksimumin në
fushë dhe së bashku të arrijmë
te fi torja".
Duro thekson vështirësitë në
futbollin modern, ku është gjithmonë
e më e vështirë të shënosh.
"Këtë problem kanë pasur kundër
nesh edhe Portugalia e Suedia.
Kur skuadra të tilla, që kanë superlojtar
nuk arrijnë ta gjejnë aq
lehtë golin, për një ekip si Shqipëria
është edhe më e vështirë.
Gjithsesi jam i kënaqur që kemi
treguar një Shqipëri të fortë
kundër këtyre ekipeve", theksoi
mesfushori. Duke qëndruar në
temën e golit, ai theksoi se do të
kënaqej edhe me një fi tore minimale.
"Për fatin tim të mirë jam
në 100 për qind të formës. Mendoj
se tani ekipi ka marrë formën
e tij të plotë. Të gjithë lojtarët vijnë
nga aktivizime të rregullta dhe
për fatin tonë të mirë, shumica e
sulmuesve e kanë gjetur rrugën
e rrjetës. Të gjithë bashkë do të
arrijmë të kalojmë pa problem
këtë sfi dë, shtoi ai. Goli? Për mua
ka rëndësi fi torja qoftë edhe me
një gol. Sigurisht që detyra ime
është të shoh edhe drejt portës
dhe do të isha i kënaqur që të
fi tonim qoftë edhe me një gol që
t‘i vlente edhe skuadrës".
Edhe pse ndeshjet pas Hungarisë
do t‘i vendosin kuqezinjtë
me kundërshtarë të nivelit të
lartë, si Danimarka, Portugalia
apo Suedia, Klodian Duro beson
se Shqipëria ka shanse të fitojë
të tjera pikë. "Ndryshimi është
që në Portugali apo diku tjetër,
përballë ekipeve me emër vetë
mënyra e lojës, përqendrimi
është në maksimum. Është
ndryshe kur luan për një pikë
dhe ndryshe për tri pikë. Përveç
Hungarisë kemi edhe shumë
ndeshje ku mund të marrim
tri pikët. Me ekipet e mëdha të
grupit kemi treguar se mund të
marrim pikë. Por, më parë duhet
të fitojmë me Hungarinë, se më
pas oreksi vjen duke ngrenë",
përfundoi elbasanasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›