E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi i katërt, një sukses për Beqjan

Është veteran në përfaqësuese
dhe e njeh shumë
mirë si mentalitetin e futbollit,
ashtu edhe atë të Kombëtares
sonë. Prandaj dëshiron
që të gjithë, futbollistë edhe
tifozë, të qëndrojnë me këmbët
në tokë. Bëhet fjalë për Arjan
Beqajn, portierin, i cili rikthehet
në përfaqësuese nga një dëmtim
i rëndë. Pohon se tashmë ka lënë
gjithë vuajtjet pas dhe gëzon një
100% të formës. Nuk e pëlqen t‘i
kujtosh humbjen 2-0 në ndeshjen
e parë në Hungari, të cilën kërkon
nga të gjithë që ta konsiderojnë
si një pjesë e së kaluarës, edhe
pse shton se "nuk meritonim të
mundeshim, pasi luajtëm një
pjesë të parë shumë të mirë".
Përballja e të shtunës do të jetë
diçka tjetër. "Tashmë ne kemi një
tjetër mundësi për t‘i mundur.
Kjo për ne është ndeshja më e
rëndësishme e këtyre eliminatoreve".
Beqaj e sheh fitoren si
alternativën e vetme për të arritur
objektivin, "synimin e vendit të
katërt në Grupin 1". Nëse i fl et
për Danimarkën, të cilën e konsideron
një ndeshje edhe më të
vështirë, thekson sepse nuk mendon
aspak për të, pasi sipas tij për
momentin, e vetmja gjë që meriton
vëmendjen maksimale është
pikërisht ndeshja e të shtunës në
"Qemal Stafa" ndaj rivalit direkt
për vendin e katërt në tabelë.
Është i kthjellët në atë që thotë
dhe nuk e lejon veten të rrëmbehet
nga euforia karakteristike e
shqiptarëve. Eksperienca e gjatë
në futbollin ndërkombëtare e
ka mësuar që të bëjë edhe analizën
e specializuar dhe objektive
rreth vetes apo skuadrës së
tij. Nuk i ka shpëtuar nga syri
fakti se, Shqipëria e ka vështirë
të bëjë "të madhin", skuadrën që
kërkon me ngulm fi toren, në rastet
kur kjo, e krahasuar edhe me
cilësitë e rivalëve, konsiderohet
si një gjë e mundur. "Gjithmonë
është vënë re se kur dëshirojmë
ta udhëheqim ne lojën, hasim
vështirësi. Për Shqipërinë është
më e lehtë të luajë me skuadra që
sulmojnë, sepse e presim kundërshtarin
në fushën tonë, pastaj
mendojmë edhe të kundërsulmojmë.
Megjithatë, nuk duhet
të ndalemi te këto gjëra. Është
shumë e rëndësishme të futemi
në lojë me synimin për të fi tuar
dhe të gjithë të japim 100% të
mundësive tona". Për të, ndeshja
me Hungarinë është momenti
kur duhet të bëjmë kthesën te
rezultatet pozitive. Por për fi toren
e shumëdëshiruar duhen golat,
pikërisht ata, të cilët janë pika
e dobët e ndeshjeve të fundit të
skuadrës së Han. "Një fi tore me
lojë sulmuese do të ishte pozitive
për kombëtaren tonë". Shqipëria
ka një objektiv madhor në këtë
eliminatore, arritjen e vendit të
katër në grupin 1. "Nëse do ta
arrijmë në fund të eliminatoreve
do të jetë sukses i madh", mendon
Beqaj, që u kërkon shqiptarëve të
jenë realistë dhe objektivë, pasi
veç Maltës e Hungarisë, ekipe
thuajse të një niveli, të tjerët e
grupit janë gjigantë të futbollit
evropian. "Këtë vit arrijmë vendin
e katërt, edicionin tjetër do
synojmë të tretin, më pas mund
të kërkojmë edhe kualifi kimin",
përfundon portieri i Kombëtares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›