Real Madrid-Canales, punë e kryer

Racing Santander dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për shitjen e sulmuesit Sergio Canales tek Merengues.
Siç shkruan e përditshmja spanjolle, As, presidenti i Racing, Francisco Pernia, të martën mbrëma e ka arritur marrëveshjen përfundimtare me drejtorin gjeneral të madrilenëve, Jorge Valdano.
Futbollisti pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare, ndërsa në bazë të marrëveshjes, ai mund të huazohet vetëm tek Racing, në tri vjetët e ardhshëm, nëse nuk gjen hapësira tek Real.