Real Madrid fiton garën për Di Marian

Real Madrid do të kompletojë transferimin e mesfushorit të Benficas, Angel Di Maria, para fillimit të Kampionatit botëror, ka shkruar të enjten e përditshmja sportive spanjolle AS.
Gjiganti madrilen pritet të mposhtë konkurrencën nga Manchester United dhe Chelsea për transferimin e yllit portugez, i cili përfundoi sezonin e tretë në Benfica, ku shkëlqeu në ligë duke shënuar nëntë gola dhe bëri paraqitje të mira edhe në fushatën e ekipit në Europa League.
Ai ka dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh, mirëpo pritet të kalojë në Real për 35 milionë euro.