Franca shqetësohet, por Anelka është gati
Nicolas Anelka ka mundur t’ia hedhë një dëmtimi gjatë një seance stërvitore, të martën, në fazën përgatitore të Francës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Raimond Domenek tashmë ka mbërritur në Afrikën e Jugut. Trajneri i “Les Bleus” ishte ideatori i kësaj stërvitjeje. Ylli i çelsit i ka shpëtuar një dëmtimi dhe ky është një lajm i mirë për Francën, e cila është një nga pretendentet për të luftuar për titull kampion bashkë me Argjentinën, Brazilin, Anglinë e Gjermaninë. Domenek ka përdorur modulin e ri 4-3-3 për dy ndeshjet përgatitore kundër Kosta Rikës dhe Tunizisë: Anelka është aktivizuar si titullar, ndërkohë që veterani Tierri Henri ka qëndruar jashtë skuadrës. Ndeshjen e fundit miqësore Franca do ta zhvillojë kundër Kinës, ndërsa më 11 qershor ata debutojnë në Botëror kundër Uruguait.
#