Grant, zyrtarisht në West Ham

West Ham ka emëruar izraelitin Avram Grant menaxher të ri në ekipit, me një kontratë katërvjeçare.
Grant, 55 vjeç, zëvendëson Gianfranco Zolan, i cili ishte shkarkuar pasi ekipi përfundoi në pozitën e 17-të në Premierligë. Grant udhëhoqi Chelsean drejt finales në Ligën e Kampionëve 2008 dhe Portsmouthin në finale të FA Cup këtë sezon.
“Ndihem krenar që jam menaxher i West Hamit. Është sfidë interesante dhe jam i gatshëm të jap maksimumin”, tha Grant për ueb faqen zyrtare të West Hamit.