E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon: Dua të luaj në Real

Mbrojtësi i djathtë i Interit, Douglas Maicon ka pranuar se dëshiron të luajë për Real Madridin. 28 vjeçari brazilian besohet se është njëri prej objektivave kryesore të gjigantit madrilen dhe i ish trajnerit të Nerazzurrëve, Jose Mourinho, i cili ka marrë drejtimin e klubit mbretëror.

“Dua të luaj në Real Madrid. Kjo është dëshira ime. Është nder të jem pjesë e këtij ekipi dhe mundësi shumë e mirë për karrierën time. Por, prioriteti im tani është Brazili dhe Kampionati botëror”, tha Maicon për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›