E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina, gati për Euro 2012

Ukraina ka kaluar testin e fundit të UEFA-s për të treguar gatishmërinë e saj në organizimin e Kampionatit evropian 2012 së bashku me Poloninë.

UEFA ka njoftuar se liderët politikë dhe udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Ukrainës i janë përgjigjur dyshimeve – pas shtyrjes së renovimit të stadiumeve dhe sistemit udhëtues – që ka qenë tema kryesore e takimit të së mërkurës.

Federata Evropiane e Futbollit ka thënë se Kievi tregoi se do të përmbushë kërkesat si nikoqir i finales së Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›