E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuderite: Formula 1 ne krize financiare

Sipas “The Guardian”, Formula 1 eshte ne krize te thelle financiare pasi ka rreth 4 miliarde euro borxhe.

Sipas nje shkrimi te publikuar sot ne gazeten “The Guardian”, Formula 1 eshte ne krize te thelle financiare pasi ka rreth 4 miliarde euro borxhe.

“Kemi marre sponsore si, banka, kompani nafte, institucione financiare dhe farmaceutike, pse duhet qe tani ne te ulim shpenzimet?”, thote nje zyrtar i shoqates se skuderive. Me tej, ai shton se ky sport mbledh nje shume te madhe parash, prandaj skuderite duhet te perfitojne nje pjese te mire te tyre.

Te drejtat e Formula 1 i menaxhon shoqeria Cvc qe i ka blere nga nje konsorcium bankash ku i kishte shitur Bernie Ecclestone. Sipas tabolidit anglez, skuderite mendojne se llogaria bosh e federates e shtyn kete te fundit te marre vendime per reduktimin e kostove financiare.

“Pavaresisht krizes boterore, kete vit hyrjet jane rritur me 40 %, duke kaluar nje miliarde eurot dhe mund te pesojme humbje deri ne 320 milione euro para se bankat te na bejne presion”, ka theksuar shefi i fondit Nick Clarry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›