Real Madrid dhe Lion zhgenjejne ne kupe

Real Madrid ndodhet ne nje moment vertet te keq. Kriza ne kampin “Merengues” eshte thelluar pas eleminimit nga Kupa e Mbretit. Ajo qe e ben me te hidhur kete eleminim nuk eshte largimi qe ne turin e pare, por disfata perballe amatoreve te Real Union.
Pas ndeshjes se pare te mbyllur me rezultatin 3-2 per Union, u mendua se Real Madrid do ta kishte si shetitje ndeshjen e dyte te luajtur dje ne mbremje. Nuk ndodhi aspak keshtu pasi Reali fitoi me rezultatin 4-3, i pamjaftueshem per te siguruar kualifikimin e metejshem.
Ne takimin e zhvilluar ne “Santiago Bernabeu” Raul ka shenuar nje triplete, ndersa Bueno ka firmosur “pokerin”, por nga ana tjeter miqte nuk u dorezuan pasi ne minuten e 90-te, Romo ka shenuar golin e trete per skuadren e divizionit te trete.
Surprize te hidhur ka dhuruar edhe Lion ne France qe e ka lene ne mes rrugetimin e kupes. Kampionet humben 1-3 ne fushen e tyre perballe inferioreve te Metz. Nga ana tjeter, Bordeaux ka fituar 4-2 ndaj Grenoble, duke siguruar bileten per ne fazen e ardhshme.