E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMSH ndihmë për familjet e përmbytura

 Ky Komunitet gjatë faljes së të premtes (xhumasë) ka sensibilizuar të gjitha Myftinitë e Shqipërisë, duke mobilizuar të gjithe Imamët e xhamive në rang Republike, për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve për gjithçka kanë nevojë në ushqime, veshmbathje, etj. “Gjithashtu në këtë sprovë të madhe, sensibilizojmë të gjithe opinionin publik që të kontribuojnë në llogaritë bankare të hapura pikërisht në ndihmë të njerëzve në nevojë nga ana e shtetit shqiptar dhe t’i përballojë këto sprova me lutje dhe durim”, thuhet në komunikatën e KMSH-së. “Lusim Zotin e Madhëruar që t'ia lehtësojë sprovën të gjitha familjeve të prekura dhe të sjellë normalitetin në jetën e njerëzve”, vijon deklarata.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›