E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikkonen e pranon: Nuk isha i motivuar

Kimi Raikkonen pranon se gjate momenteve te fundit te sezonit qe spo la pas, nuk kishte asnje motivim.

Jo rastesisht thirret ne nofken “Ice Boy”, pasi ai eshte vertete nje njeri i tille dhe kete e ka vertetuar gjate sezonit 2008, cka me ne fund e ka pranuar edhe vete. Behet fjale per pilotin e Ferrarit, Kimi Raikkonen, i cili pranon se gjate momenteve te fundit te sezonit qe spo la pas, nuk kishte asnje motivim.

“Keshtu funksionon nese e di se je ne lufte per vendin e trete dhe nuk mund te kesh te njejten shpejtesi si ne momentin kur konkuron per kampionat. Nese nuk ke mundesine te parakalosh ose te permiresosh pozicionin tend, atehere gjithcka behet me pak interesante”, shprehet finlandezi, sipas te cilit, gjerat ndryshojne shume nese garon per titullin kampion.

Kete interviste, Raikkonen e ka dhene ne televizionin finlande MTV3. Ne sezonin 2008, ferraristi fitoi vetem 2 gara, ate ne Barcelone dhe Sepangut, duke mos mundur asnjehere te rrezikoje pozitat e kampionit aktual te botes, Lewis Hamilton.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›