Milan, nje muaj pushim per Boriello-n

Nuk ka paqe per sulmuesin e Milanit, Marco Borriello. Gjate seances se sotme stervitore ne Milanello, lojtari shtatlarte ka ndier nje dhimbje te forte ne kofshen e djathte, duke e lene seancen para kohe.
Ish lojtari i Genoa-s eshte keshilluar menjehere me stafin mjekesor te kuqezinjve qe ka vene re nje terheqje muskulare. Sipas te dhenave te para, Boriello do qendroje rreth nje muaj larg fushave. Ky eshte nje lajm i mire per sulmuesit Inzaghi e Shevchenko, te cilet tashme shikojne me shume hapesira ne skemat e teknikut Ancelotti. Ne prag te ndeshjes se te dieles ne “San Siro” kunder Chievo-s, me i avantazhuari eshte Superpippo Inzaghi qe mund te vendoset para dyshes Kaka-Ronaldinho.
Nderkohe Andriy Shevchenko ka mundesine me te mire per te bindur teknikun se ai di ende te shenoje. Per ukrainasin nuk jane planifikuar me shume se 45 minuta, pasi ka shume mundesi qe ai ta nise ndeshjen nga stoli i rezervave.