Real Madrid mund Leicesterin

Real Madrid ka fituar miqësoren ndaj Leicester City, të zhvilluar në Angli, me rezultatin 2-1 duke regjistruar triumfin e pestë në pestë ndeshje të kësaj faze përgatitore.
Golat për madrilenët u shënuan nga Callejon dhe Benzema, ndërsa Dyer shkurtoi diferencën për vendasit.
Mbrojtësi i ri francez Varane luajti 90 minuta, ndërsa Kaka’ zhgënjeu sërish në ndeshjen ku Cristiano Ronaldo luajti si zëvndësues.