Diego, në bisedime me Atleticon

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 19:00
Ish futbollisti i Wolfsburgut, Diego ka konfirmuar se është në bisedime me klubin nga La Liga spanjolle, Atletico Madrid.
“Kam marrë një ofertë zyrtare nga Atletico. Kishim kontakte edhe me klube të tjera, por Atletico është një opsion konkret”, deklaroi për magazinën gjermane Kicker, mesfushori brazilian, i cili u nda me klubin gjerman gjatë kësaj vere.
Pasi u transferua nga Werder Bremen, Diego pati një eksperiencë zhgënjyese në Juventus, së cilës iu bashkua edhe dështimi në Wolfsburg.