Formula 1, Fetel vë në rresht rivalët në pistën e Hungarisë
HUNGARI- Sebastian Fetel është rikthyer të jetë më i shpejti në provat zyrtare të Formula 1, duke marrë pole-positionin në Çmimin e Madh të Hungarisë, i teti për të këtë sezon.
Kampioni i botës në fuqi duket se ka lënë pas momentin jo shumë të mirë, duke i vënë të tjerët në rresht në cirkuitin e Budapestit. Ai ka mundur në xhiron e fundit Ljuis Hamilton, i cili u rendit i dyti pavarësisht formës shumë të mirë të makinës MekLaren.
Ndërkohë, vendi i tretë i ka takuar Xhenson Baton, sërish me MekLaren, një konfirmim i momentit të mirë të saj. Fernando Alonso këtë herë ka zhgënjyer, duke u renditur i pesti dhe duke u kaluar madje edhe nga shoku i tij te Ferrari Felipe Masa. Ka zhgënjyer Mark Veber, që pas pole-positionit në Gjermani, këtë herë është renditur në vendin e gjashtë. Një klasifikim që premton një garë spektakolare ditën e diel.
Të treja makinat kryesore, Red Bull, MekLaren e Ferrari, janë duke kaluar një moment të mirë, gjë që u pa edhe në garën e një jave më parë. Gara për Çmimin e Madh të Hungarisë duket tepër e rëndësishme në betejën për titull, pasi një fitore e Fetel do ta bënte të pamundur rikuperimin e pilotëve të tjerë kundrejt tij. Botërori i Formula 1 kryesohet nga Sebastian Fetel me 216 pikë, i ndjekur nga Mark Veber me 139, Ljuis Hamilton me 134 dhe Fernando Alonso me 130 pikë.
(e.m/A.Latifi/BAlkanWeb)