E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid në Tiranë, policia blindon rrugët

Policia e Tiranës ka marrë masa për ndeshjen e sotme mes Real Madridit dhe Gramozit, ndeshje që zhvillohet në orën 18: 00 në stadiumin "Qemal Stafa".
Kështu do të ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve përreth stadiumit, sheshit "Italia", Sheshit "Nënë Tereza" duke filluar nga ora 08.00 e mëngjesit deri në përfundim të këtij aktiviteti.
Po ashtu, nga ora 15.00 deri në përfundim të ndeshjes, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugët drejt stadiumit "Qemal Stafa" dhe përreth tij, si : rruga "Lek Dukagjini" dhe "Dervish Hima" në kryqëzimin me rrugën "Asim Zeneli". Ndërkohë, gjatë hyrjes në stadium, policia do të ushtrojë kontroll të tifozëve për ndalimin e të sendeve : Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme. Policia e Tiranës, ka kërkuar respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›