“Zgjedhjet u fituan nga Berisha, opozita të pranojë rezultatin dhe të hyjë në parlament”
Raporti zyrtar i Këshillit të Evropës u publikua për herë të parë në Gazetën “55” me 15 janar Një raport i Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i dalë prej rreth një javë më pare dhe i bërë publik nga Gazeta “55”, që në numrin e saj të datës 15 janar 2010, ka bërë dje xhiron në mediat elektronike në Shqipëri. Ky përfundim i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili tashmë është në kuadrin e një drafti të paraqitur nga dy reporterët norvegjezi Jako Lakso dhe britaniku David Uilshire, të cilët nga data 3 deri në 5 nëntor të vitit të kaluar vizituan Shqipërinë, pritet të kthehet në vendim, pas miratimit në Sesionin e radhës të kësaj Asambleje, në fund të këtij muaji. Sipas këtij Raporti, i kërkohet opozitës shqiptare të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare. Në projekt-raportin e saj, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i kërkon qeverisë shqiptare dhe opozitës t’i japin fund krizës aktuale politike në vend dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të procedojnë me reformat jetike dhe shumë të nevojshme dhe të shënojnë progres në drejtim të integrimit evropian, një qëllim i përbashkët për të gjithë. Në mënyrë të veçantë kërkon që qeveria të ngrejë pa vonesë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, ndërkohë opozitës i kërkon të kthehet në Parlament dhe të marrë pjesë tërësisht në punimet parlamentare. Nga ana tjetër, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës shpreh gatishmërinë e saj për të ofruar një ndihmë për të arritur zgjidhjen në Shqipëri dhe të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare në kërkim të një zgjidhjeje të krizës politike. Në këtë këndvështrim, sugjeron se një tavolinë e rrumbullakët, ku të marrin pjesë të gjitha partitë politike, për të vendosur bazat për të rivendosur dialogun parlamentar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës,kujton se Shqipëria ka aplikuar formalisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill 2009. Më 16 nëntor 2009 Këshilli ftoi Komisionin Europian të paraqesë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim. Gjithashtu, dy raporterët kanë evidentuar se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri shënuan një progres në procedurat e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve. Sipas Asamblesë së këshillit të Europës, mësohet se, u vunë re gjithashtu, përmirësime edhe në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Projekt-raporti i dy reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, norvegjezit Jako Lakso dhe britaniku David Uilshire, vlerëson me nota pozitive zgjedhjet në Shqipëri, si zgjedhje që shënuan progres, ndërsa vëren përmirësime edhe në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.I njëjti projekt-raport, evidenton se, për sa i përket rishikimit të Kodit Zgjedhor në dhjetor 2008, është e rëndësishme të theksohet se amendamentet kushtetuese dhe adaptimi i një kodi të ri zgjedhor ishin rezultat e një konsensusi të gjerë mes dy partive kryesore politike, që u kundërshtuan fuqishëm nga pjesa më e madhe e partive të vogla.Nga ana tjetër, Komiteti ad hoc i Asamblesë Parlamentare thekson se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri shënuan një progres falë futjes së procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të votuesve si adaptimit të një kuadri të përmirësuar ligjor. Gjithashtu u vunë re përmirësime në funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Dy raporterët, vërejnë gjithashtu se edhe dita e votimit ishte e qetë....