“Vitet e fundit kanë qenë vite të rëndësishme për Shqipërinë”

Kryeparlamentarja Topalli takohet ambasadorin e Indisë, Debashish ChakravartiKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje në një takim Ambasadorin e Indisë Debashish Chakravarti. Gjatë këtij takim u konfirmuar se Shqipëria dhe India shprehin interesin e përbashkët për një bashkëpunim më të fortë e të ngushtë dypalësh. Ndër të tjera Ambasadori i Indisë gjatë bisedimit tha se, “Vitet e fundit kanë qenë për Shqipërinë vite të rëndësishme dhe se vendi i tij ka interes të veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë”. Ndërsa për Kryetaren e Kuvendit forcimi i bashkëpunimit me vende të mëdha e faktor në politikën globale si India është tashmë ndër prioritet e saj, por edhe të politikës sonë të jashtme. Ajo tha se pret me kënaqësi një vizitë të afërt të Kryetares së parlamentit të Indisë Meira Kumar, ftesë që kryeparlamentarja e Indisë e ka pritur me kënaqësi gjatë një takimi me Kryetaren e Kuvendit në New York.Duke rikujtuar këtë takim, Kryetarja e Kuvendit tha se, “Zonja Kumar ishte einteresuar të vinte në vendin e Nënë Terezës e po ashtu edhe ne jemi të interesuar të njohim e të forcojmë marrëdhëniet me vendin ku Nënë Tereza punoi prej vitesh të tëra në misionet e saj të bamirësisë”. Më tej Topalli tha se Nënë Tereza është një pasuri e përbashkët e jona për të cilën jemi shumë krenarë. Ambasadori i Indisë tha se përfaqësuesit diplomatikë të shtetit dhe parlamentit të Indisë po punojnë që vizita e Kryetares së Parlamentit të realizohet sa më shpejt. Kjo vizitë do të përbëjë edhe vizitën e parë të këtij niveli nga India në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike....