E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk mund të ushtrojnë mandatin, por nuk bënë betimin si deputetë”

Kryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Fatos Beja, sqaron mënyrën e zëvendësimit të mundshëm të mandateve të deputetëve të PS-sëMazhoranca duket e vendosur në zbatimin e Kushtetutës për sa i takon mandateve të deputetëve socialistë, të cilët nuk kanë bërë betimin dhe kanë bojkotuar prej disa muajsh kuvendin. Deputeti demokrat Fatos Beja një njohës i ligjit dhe Kushtetutës thotë se në këtë pikë ligji themelor është i qartë, kur parashikon rastet e ndërprerjes së mandatit. Sipas tij, java e parë e marsit është mundësia e fundit që kontingjenti i 64 deputetëve të Partisë Socialistë, ka për t’u futur në Kuvend. Në të kundërt, sipas neneve 70 e 71 të Kushtetutës dhe Nenit 164 të Kodit Zgjedhor ata zëvendësohen me kandidatët pasardhës në listën 140 emërore që PS ka depozituar në KQZ. Neni 71 i Kushtetutës pikat 2a dhe 2d të tij citojnë se deputeti humbet mandatin kur nuk bën betimin apo pas një mungese 6-mujore në Kuvend. Këtu Beja shpjegon arsyet e mosveprimin menjëherë të Kuvendit në rastin e pikës 2a të nenit 71. Sipas tij, është fillimisht KQZ-ja që duhet të shprehet për mandatin e deputetit, në rast se nuk bën betimin.“KQZ merr vendim për dhënie të mandatit kandidatit të rrahës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në fletoren zyrtare” tha kryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Fatos Beja. Por megjithëse Kushtetuat përcakton qartë se deputeti humbet mandatin nëse nuk betohet, Beja thotë se ky nen i Kushtetutës nuk është ekzekutuar deri tani pasi aty nuk përcaktohen afate. “Në Kushtetutë nuk ke të shprehur një afat të përcaktuar, por shprehet në parim që humbet vlera e mandatit nëse nuk bën betimin. Ka një nen të veçantë më pas i cili shprehet se nuk mund ta ushtrosh mandatin po nuk ke bërë betimin dhe kjo është e përcaktuar fare qartë. Ne jemi në një situatë të tillë. Meqenëse aty nuk është e përcaktuar me një ‘afat të përcaktuar’ mbyllet hapësira e mundshme me pikën tjetër të këtij neni që thotë ‘pas 6 muajsh’”, tha Beja.Fatos Beja sqaron më tej, se, Kodi Zgjedhor në nenin 164 të tij përcakton qartë se ndryshe nga deputeti që është mandatuar fillimisht, ai që e zëvendëson atë nuk ka me 6 muaj për vetëm 30 ditë kohë për të pranuar mandatin. “Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi pa shkaqe të përligjura, mandati i takon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Pastaj vijon pika tjetër me partitë e tjera. Kur një parti nuk dëshiron të shkojë vazhdon përsëri Kodi sepse do të mbrojë funksionimin e Kuvendit”, sqaroi Beja.Për sa i përket mungesës së deputetëve 6 muaj në Parlament, kryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm, Fatos Beja bën të ditur se në këtë rast futet në veprim pika 2d e nenit 71, që thotë se deputetit i ndërpritet mandati në rast se mungon pa arsye për 6 muaj në Kuvend. Por a jemi në rastin e një mungese pa arsye të deputetëve socialistë? Logjika e ligjit themelor dhe Kodit Elektoral, ngarkon Kuvendin me detyrimin që brenda një periudhe 30 ditore prej përfundimit të afatit kushtetues për vlefshmërinë e mandatit të njoftojë KQZ. “Respektimi i Kushtetutës dhe Kodit, thotë Beja do të çonte në zëvendësimin e mandateve duke zbritur në listën proporcionale të subjektit politik”, shton Beja.Duket se gjithë këtë procedure ligjore dhe kushtetuese, nuk e pengon apo shtyn në kohë qoftë dhe ankimimi në Gjykatë Kushtetuese. Seanca e parë e legjislaturës së 18-të, filloi në 7 shtator të vitit 2009. Sipas një përllogaritje i takon java e parë e marsit si afat i fundit pas të cilit rrezikohet djegia e mandatit të deputetit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›