E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla e Byrosë parlamentare të Kuvendit merr emrin Pjetër Arbnori

Në përkujtim të 75-vjetorit të lindjesEmri i simbolit të rezistencës antikomuniste shqiptare, shkrimtarit, politikanit dhe humanistit të madh Pjetër Arbnori u përjetësua dje në Parlamentin e Shqipërisë, me emërtimin e sallës kryesore të mbledhjeve parlamentare, atë të Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve, salla “Pjetër Arbnori”. Në përkujtim të 75- vjetorit të lindjes së Pjetër Arbnorit, nën kujdesin e Kryetares të Kuvendit Jozefina Topalli u organizua një aktivitet i posaçëm në nderim të kësaj figure shumëdimensionale, që gjithë jetën dhe veprën etij ia kushtoi mendimit dhe fjalës së lirë, përpjekjeve për rrëzimin ediktaturës dhe demokracinë e Shqipërisë, veprimtari që do t’i kushtonte 28vjet privim të lirisë. Në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se, Pjetër Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe antikomunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë. “Kjo sallë, ku dikur merreshin vendime kundër Pjetër Arbnorit dhe të gjithë atyre që s’pranuan kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori. Ishte një njeri me zemër të madhe dhe unë kam qenë jashtëzakonisht me fat që kam pasur mundësinë për ta njohur dhe për të punuar për tri legjislatura së bashku me zotin Arbnori, fillimisht si Kryetar Parlamenti dhe pastaj kemi punuar bashkë në ditë të vështira në kohën e opozitës”, u shpreh Topalli. Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit tha se kam dëgjuar për z. Pjetrin si një njeri i cili kurrë ndonjëherë nuk u përkul, me një dinjitet të jashtëzakonshëm, me një qëndresë, legjendare, epike. “Jam shumë e nderuar që si Kryetare e Kuvendit i ve emrin e Pjetër Arbnorit kësaj salle. Ishte një legjendë e rezistencës ishte një luftëtar i paepur i fjalës së lirë, një shkrimtar i madh, një humanist i madh, një mbrojtës i të drejtave të njeriut si kurrkush tjetër, ishte Mandela i Shqipërisë. 28 vjet burg. 28 vjet të kaluara me një dinjitet të jashtëzakonshëm, për të cilin fëmijët do të jenë shumë krenarë” tha ndër të tjera kryeparlamentarja Topalli. Më tej ajo foli edhe për librat e tij duke thënë se kemi vetëm një pjesë të tyre, sepse politikanët edhe mund të harrohen në histori, por sipas saj, Pjetër Arbnori nuk do të harrohet kurrë. Kryetarja e Kuvendit tha se ka shumë dorëshkrime të tjera që Pjetër Arbnori ka lënë pa botuar dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë ç’mund për t’i botuar ato. Më tej Kryetarja e Kuvendit i  dhuroi familjarëve përmbledhjen e botimit të fjalimeve të mbajtura në Parlament nga Pjetër Arbnori që me vendosjen e pluralizmit, të botuar enkas për këtë ceremoni. Bashkëvuajtësit e tij, intelektualë të dënuar dhe të persekutuar në kohën e komunizmit, Tanush Kaso, Uran Butka, Agim Musta, Skënder Qendro, Kolec Topalli e cilësuan Pjetër Arbnorin një ndër themeluesit dhe drejtuesit e vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare,  figurë e shquar jo vetëm politike, por një simbol kombëtar i pluralizmit dhe idhtar i fjalës së lirë. Zoti Pjetër Arbnori ka qenë edhe presidenti i parë i Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”, të cilin e bashkëthemeluan me publicistin Fahri Balliu. Të pranishmit, miqtë, familjarët i shprehën mirënjohjen dhe falënderime të thella Kryetares së Kuvendit për nderimin e figurës historike të Pjetër Arbnorit, që iu bë sot në Parlamentin e Shqipërisë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›