E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi: “Ronaldo nuk e meritonte Topin e artë”Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi: “Unë mendoj se Lionel Mesi mund ta fitonte atë"

Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi ishte ndër të parët që nuk e pëlqyen faktin se Kristiano Ronaldo fitoi “Topin e artë”, duke pohuar se nuk e meritonte aspak atë. Asi i Mançesterit fitoi trofeun prestigjioz, ndërkohë që portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon u rendit i 18-ti, duke qenë më i mirë nga kandidatët që vinin nga Italia. Lipi beson se e vetmja arsye që Ronaldo fitoi ishte pasi trajnerët nuk lejoheshin të votonin për lojtarët. Nëse do të lejohej kjo, atëherë vetë Lipi do të votonte për futbollistët italianë të kombëtares së tij. “Ronaldo fitoi ‘Topin e artë’ pasi gazetarët europianë votuan për të”, - tha Lipi për “Sky Sport Italia”. “Unë mendoj se Lionel Mesi mund ta fitonte atë. Nëse do të më lejohej unë do t’ia jepja çdo lojtari të skuadrës sime italiane, pasi të gjithë ata jënë fituesit e mi të topit të artë. Del Piero? Ai ka fituar Kupën e Botës”, - tha Marcelo Lipi.

E Marte, 02 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›