Flamurtari "fundos" Besën, Skënderbeu shpëton në fund
TIRANE-Flamurtari e Skënderbeu kanë marrë fitoret e radhës në kampionat, duke e ruajtur të paprekur diferencën prej 3 pikësh në tabelën e renditjes. Por, ndeshjet e djeshme kanë treguar se vlonjatët janë një hap më përpara në betejën për titullin kampion. Skuadra e Gugash Maganit ka triumfuar 3-0 ndaj një kundërshtari që kërkonte medoemos pikët për t'i shpëtuar rënies, ndërkohë që korçarët kanë vuajtur tmerrësisht për të mundur Teutën në fushën e tyre. Madje, skuadra durrsake edhe pas golit të pësuar në minutën e 87-të, ka patur mundësi që të barazonte. Gjithsesi, në fund Skënderbeu mori 3 pikët, që e lënë në garë për titullin, kur mbeten edhe 8 javë deri në fund.
Progni hero
Flamurtari ka triumfuar 3-0 përballë Besës në ndeshjen e djeshme, por heroi i skuadrës vlonjate ka qenë vetëm një: Gerhard Progni! Ai realizoi dy gola në pjesën e dytë, me një goditje identike, duke fundosur skuadrën kavajase. Gjuajtjet e tij nga jashtë zonës kanë përfunduar në cepin e largët të portës, të paarritshme për portierin e Besës. Gjithsesi, ndeshja u bë më e lehtë për vlonjatët në pjesën e parë, kur Jakupi shënoi një autogol në portën e tij. Në fraksionin e dytë, Flamurtari ka administruar mirë ndeshjen, ndërsa minuta e 54-t solli edhe dyfishimin e rezultatit. Goditja nga kufijtë e zonës e Prognit preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, duke lënë të shokuar kavajasit dhe duke i dhënë start festës së vlonjatëve. I njëjti futbollist, në limitin e kohës së rregullt, shënoi një gol të ngjashëm, që vulosi fitoren 3-0. Ndërkohë, Besa është zhytur në një krizë të paprecedent dhe tashm është seriozisht e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë.
Skënderbeu
Ndërsa Flamurtari fitoi 3-0 në Vlorë, Skënderbeu ka mposhtur 1-0 Teutën, në takimin e fundit të zhvilluar dje. Korçarët kanë vuajtur shumë për të gjetur golin e avantazhit, pasi Teuta është mbrojtur mjaft mirë përgjatë gjithë takimit. Dukej se sfida do të përfundonte në barazim, por Vishaj arriti të realizonte golin e vetëm 3 minuta para fundit, duke mbajtur në lojë korçarët në betejën për titullin kampion. Një gol me shumë peshë ai i lojtarit të Skënderbeut, që i dha fund makthit përballë një skuadre tepër të rrezikshme. Teuta edhe pas golit të pësuar ka rrezikuar të marrë barazimin dhe madje ka qenë shumë pranë, por gjithsesi skuadra e Shpëtim Duros e ruajti avantazhin. Edhe pas ndeshjeve të djeshme, Skënderbeu mbetet 3 pikë larg Flamurtarit, ç'ka e bën betejën për titull plotësisht të hapur. Në javën e ardhshme, vlonjatët do të kenë një sfidë tepër delikate kundër Teutës.
(d.b/BalkanWeb)