Rumunët qajnëShqipërinë: Humbëmnjë shans të madh
ZENICA- Bosnje Hercegovinë-Rumani do të jetë sfida kryesore e grupit D, që do të zhvillohet këtë të shtunë në Zenica. Dy skuadrat mendoheshin si favorite për kualifikim në fillim të edicionit, por ka qenë një skuadër “autsajder” si Shqipëria, që ka ndaluar secilën, duke iu marrë nga një barazim 1-1. Sidomos në kampin rumun, ai barazim i marrë nga kuqezinjtë në Bukuresht, duket se nuk është harruar ende. “Me Bosnjen do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse ajo ka futbollistë shumë të talentuar, - tha portieri Kostel Pontilimon, që luan me Timishoarën. – Në vjeshtë nuk patëm fat dhe humbëm një shans të artë me Shqipërinë. Por, këtë herë them se do të marrim një fitore”, shtoi ai. Për takimin me Bosnjen, trajneri Razvan Luccesku ka rikthyer në skuadër edhe Adrian Mutu, që ka qenë i pezulluar për përdorim dopingu. Në fakt, ai mungonte prej 500 ditësh në grumbullim dhe ishte hera e parë që takohej me Lucceskun. Sulmuesi i Fiorentinës është parë ndryshe nga herët e tjera: i qetë, i ulur në të djathtë të autobusit dhe duke dëgjuar me qetësi trajnerin e tij. Në krahun tjetër, trajneri i Bosnjes Safet Sushicc ka vlerësuar Rumaninë, por sipas tij, boshnjakët do të fitojnë. “Në përgjithësi jemi dy skuadra të barabarta. Më pëlqen ekipi rumun, pasi ka lojtarë të rëndësishëm në Evropë, si Mutu, Marica apo Stancu, - deklaroi Sushicc. – Kanë edhe Kivun, që zotëron një eksperiencë të jashtëzakonshme”, shtoi ai. Sushicc u kërkoi rumunëve që të jenë më të duruar me trajnerin Luccesku. “E di që nuk është aspak e lehtë për të. Pres të bëhet një trajner i madh, por është ende i ri”, shtoi tekniku boshnjak.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)