E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, tjeter tentative per Ronaldo-n

Skuadra e presidentit Calderon nuk heq dore nga endrra per te marre ne grup asin luzitan te Manchester United.

Nuk eshte e thene qe “telenovela” Cristiano Ronaldo-Real Madrid te marre fund edhe pse merkatoja e veres eshte mbyllur prej me shume se nje muaji.

Skuadra e presidentit Calderon nuk heq dore nga endrra per te marre ne grup asin luzitan te Manchester United. Sipas mediave iberike, Calderon ka pergatitur nje tjeter oferte per veren e ardhshme.

“Cdo sakrifice eshte e justifikueshme per nje lojtar te tille”, ka thene tekniku Schuster para mediave angleze, duke shtuar, “duhet te jemi gati per te ofruar nje shume te madhe parash por mendoj se kjo shume do jete me e vogel se ajo qe ofruam kete vere”.

23 vjecari Cristiano Ronaldo ka nje kontrate te majme me Manchester United qe e lidh deri ne vitin 2013. Pavaresisht deshires se tij per t’u bashkuar me Real Madrid kete vere, ishte sir Alex Ferguson ai qe i mbushi mendjen te qendronte ne “Old Trafford”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›