E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia pa Cole e Terry ne Bjellorusi

John Terry dhe Ashley Cole nuk do jene pjese e formacionit te “Tre Luaneve” per shkak te demtimeve.

Angli e “gjymtuar” kunder Bjellorusise diten e merkure ne ndeshjen e katert te djemve te Capello-s per eleminatoret e boterorit 2010.

John Terry dhe Ashley Cole nuk do jene pjese e formacionit te “Tre Luaneve” per shkak te demtimeve. Terry nuk u aktivizua as kunder Kazakistanit ne fitoren 5-1 pasi vazhdon te vuaje nga dhimbjet ne shpine, te cilat e shoqerojne prej disa javesh. Nderkohe, Cole po vuan nga nje terheqje muskulare, pas nje problemi te pesuar diten e shtune ne stadiumin “Wembley”.

Anglia ndodhet ne krye te grupit 6 me 9 pike ne 3 ndeshje dhe nje fitore e mundshme kunder Bjellorusise do t’i vendoste ne pozita mjaft komode ishulloret, kundershtaret e vertete te te cileve ne grup jane Kroacia dhe Ukraina qe u ndalen ne barazim pa gola 3 dite me pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›