Real Madridi ngrin premiot per trofete
Vendimi
Reali i Madridit, një prej klubeve që kanë shpenzuar më tepër në vitet e fundit, ka vendosur të mos ndryshojë strukturën e shpërblimeve për këtë sezon. Ashtu si edhe në sezonin e kaluar, secili prej lojtarëve “merengue” do të përfitojë në total 1,135 milionë euro nëse fitojnë La Liga-n, Champions League dhe Kupën e Mbretit. Për suksesin në Champions lojtarët do të shpërblehen me 575 mijë euro, 360 mijë euro për fitoren e kampionatit dhe 200 mijë për Kupën e Spanjës. Reali nuk ka fituar asnjë trofe që prej triumfit në La Liga, në sezonin 2007-2008.