E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madridi shkarkon Valdanon

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 14:37

Real Madridi ka shkarkuar Jorge Valdanon nga posti i drejtorit të përgjithshëm pas një takimi të bordit në stadiumin Santiago Bernabeu.

“Kemi vendosur të ndërpresim lidhjen kontraktuale me Jorge Valdanon” tha presidenti i Realit, Florentino Perez.

Largimi i Valdanos është pjesë e riorganizimit të Realit që përforcon pozitën e trajnerit Jose Mourinho.

Qifti kishin mosmarrëveshje prej kur Valdanola në pritje kërkesën e Mourinhos për transferimin e një tjetër sulmuesi si mbulesë për të lënduarin Gonzalo Higuain më herët gjatë sezonit.

“Përvoja nga ky sezon i sapo përfunduar demonstroi nevojën për autonomi më të madhe në strukturën e stafit teknik. Mourinho kërkoi autonomi në aspektin sportiv që funksionon në klubet angleze. Për hir të institucionit ky është një riorganizim që duhet të bëhet. Kemi sjell trajnerin më të mirë në botë andaj duhet të përkujdesemi që edhe kur një ditë ai ët largohet ne të sjellim një tjetër që është më i miri dhe struktura është këtu” theksoi Perez.

Ndërsa, gjatë një konference për shtyp, Valdano tregoi se ai dhe Mourinho nuk kishin biseduar për “një kohë të gjatë”.

Reali fitoi trofeun e Copa del Rey për herë të parë pas 18 viteve në sezonin e parë nën drejtimin e Mourinhos duke mposhtur në finale Barcelonën pas lojës shtesë me rezultat 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›