E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov nuk udhëton në Gjermani

Sulmuesi më i mirë në Premier League, bullgari Dimitar Berbatov, nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij drejt Gjermanisë për ndeshjen që United e zhvillon me Schlken.

Edhe pse Sir Alex Ferguson tha se nuk kishte ndonjë problem me përgatitjen e lojtarëve, Berbatov nuk ka qenë në mesin e atyre që kanë udhëtuar në mëngjes nga Manchester në Gelsenkirchen. Kjo gjithsesi mund të paraqesë problem për Ferguson, që nuk do të ketë një armë të fortë në bankën rezervë nëse ndeshja nuk shkon sipas planit të tij.

Sulmi në ndeshjen e nesërme pritet të udhëhiqet nga Rooney dhe Javier Hernandez, që shënoi golin e 19 në ndeshjen kundër Everton në fundjavë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›