E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portland, përmbysje përrallore

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 10:40

Brandon Roy (24) e ka udhëhequr Portlandin drejt përmbysjes së jashtëzakonshme, të shtunën mbrëma.

Blazers për një moment e shihnin veten -23 pikë ndaj Dallasit, por ata bënë kthesë të pabesueshme, për ta barazuar në fund serinë e ndeshjeve në 2-2.

Ndërsa, Memphisi e fitoi për herë të parë në histori të vet në shtëpi një ndeshje play-offi. Grizzlies ishin më të mirë se San Antonio, ndaj së cilës tash udhëheqin 2-1.

Ndërkaq, Oklahoma City e radhiti fitoren e tretë ndaj Denverit, duke iu afruar kështu finales së Konferencës.

Portland-Dallas 84-82 (2-2)
Portland: Roy 24
Dallas: Nowitzki 20

Memphis-San Antonio 91-88 (2-1)
Memphis: Randolph 25
San Antonio: Ginobili 23

Denver-Oklahoma City 94-97 (0-3)
Denver: Martin 15
Oklahoma City: Durant 26

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›