E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehat në Koln

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 10:41

Lukas Podolski ka bërë me dije se ndihet mjaft i lumtur në Koln dhe se nuk po mendon që të largohet nga klubi gjerman në një të ardhme të afërt. Por, përfaqësuesi gjerman ka shpjeguar se ka oferta nga klube të ndryshme evropiane, të cilat nuk po mendon që t’i shqyrtojë.

“Fakti se jam në Koln, më bën të ndihem mirë. Ky është klubi im, është qyteti im. Sa për mua, do të qëndroja këtu edhe sezonin e ardhshëm”, theksoi sulmuesi gjerman për tabloidin Bild.

“Ku do të shkoja nëse do të largohesha? Pa dashur të tregohem arrogant, do ta vazhdoja karrierën në një klub të madh evropian, në Angli ose në Spanjë”, shtoi ai.

Koln po lufton për mbijetesë, ndërsa trajneri Frank Schaefer do të largohet gjatë verës. Podolski shpreson se gjërat do të ndryshojnë për të mirë, sezonin që vjen.

“Në këtë klub, gjithmonë shkojnë punët si në një cirk. Shikojeni Mainzin, Borussia Dortmund e Hannover. Atje nuk ka yje, por ekziston filozofia dhe çdokush shkon në të njëjtin drejtim”, tha ish-futbollisti i Bayern Munchenit. 25-vjeçari ka shënuar 12 gola në Bundesliga këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›