E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Mdridi, Kaka dhe Carvalho në ekipin e LK-së

Jose Mourinho ka emëruar skuadrën e Real Madridit që do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
 

Në të befasisht janë përfshirë edhe Ricardo Carvalho dhe Kaka, të cilët fuqimisht ishin lidhur me një largim nga klubi këtë verë.
 

Nënshkrimi i ri Luka Modric po ashtu është përfshirë në listë, pas transferimit nga Tottenhami, si edhe i huazuari Michael Essien, i cili erdhi nga Chelsea. Edhe të rinjve si Nacho Fernandez dhe Denis Cheryshev u është gjendur nga një vend në skuadër.
 

Lista e plotë e 25 lojtarëve që do të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve për Real Madridin:
Portierët: Iker Casillas; Adan; Jesus Fernandez
Mbrojtës: Pepe; Sergio Ramos; Fabio Coentrao; Ricardo Carvalho; Marcelo; Alvaro Arbeloa; Raul Albiol; Nacho Fernandez; Varane;
Mesfushorët: Sami Khedira; Kaka; Mesut Ozil; Xabi Alonso; Michael Essien; Juanfran;
Luka Modric; Jose Callejon; Di Maria; Denis Cheryshev
Sulmuesit: Cristiano Ronaldo; Karim Benzema; Gonzalo Higuain
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›