Galiani: E çuditshme, çdo ndeshje na dëmtohet një lojtar
MILANO - Adriani Galiani ka ripërsëritur besimin e tij te Milani, por duke pranuar se Juventusi mbetet favorit edhe për këtë sezon. Duke folur para gazetarëve numri 2 i kuqezi zbuloi edhe një detaj të rëndësishëm të shkëmbimit Kasano-Pacini.
“Morati është një zotëri, për 5 minuta e gjetëm akordin. Me të mund të bësh gjithnjë i qetë pazar, - tha Galiani. – Milani duhet të luajë gjithnjë për të fituar, bën pjesë në ADN-në tonë. Kaka? Kurrë s’kemi bërë ofertë për të, pasi nuk kishim një akord me Realin”. Ndërkohë, Galiani “mallkon” dëmtimet për problemet që ka hasur Milani në këtë start: “Pësojmë një dëmtim çdo ndeshje, është ky problemi më i madh i Milanit”. Ai bëri edhe një batutë për Ronaldon: “Do të doja të isha i trishtuar si ai...”.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)