De Biazi bën diplomatin: Harrojeni fitoren 6-1!
TIRANE - Nuk ka më kohë për eksperimente. E di mirë diçka të tillë Xhani De Biazi, që pas 3 ditësh do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në krye të Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi do të presë në “Qemal Stafa” Qipron, në një sfidë që duhet fituar patjetër, pasi në të kundërt, ideja për të bërë një hap para në grup, do të mbetet vetëm në letër. Duke folur përpara mediave, De Biazi është treguar diplomatik, duke mos iluzionuar askënd për përballjen e 7 shtatorit. “Kujdes, Qipro nuk është ajo e para 3 viteve dhe ne nuk jemi e njëjta skuadër”, shprehet ai. Po, sepse në gushtin e vitit 2009, skuadra ishullore humbiste 6-1 në Tiranë, në një ndeshje miqësore që ka hyrë në histori për fitoren më të thellë të Shqipërisë. E megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe fakti që shumë skuadra qipriote shkojnë në fazën në grupe të Kupave të Evropës, i ka dhënë më shumë eksperiencë edhe kombëtares.
Qipro
De Biazi thotë se e ka studiuar mirë kundërshtarin e së premtes, duke kërkuar një përqendrim maksimal dhe një ritëm të lartë. Sipas tij, forma fizike do të ketë një rol të madh në këtë përballje. “Duhet ta harrojmë menjëherë atë fitore 6-1 që kemi marrë ndaj Qipros. Nuk është ajo Qipro që kemi parë në atë kohë dhe ne nuk jemi skuadra që fitoi atë ndeshje, - shprehet trajneri italian – Kundërshtarin e kam analizuar shumë gjatë kësaj kohe dhe po u them me bindje se është një skuadër që ka bërë hapa të mëdhenj, të paktën në krahasim me ne. Jo rastësisht vjet ata kanë pasur një skuadër në Kupën e Kampioneve dhe sivjet kanë një tjetër në Ligën e Evropës. Kjo tregon për rritjen e futbollit qipriot, ndaj ta harrojmë atë fitore, pasi mund të na çojë në një rrugë qorre, të gabuar. Te kjo ndeshje më shumë sesa ana taktike do të vendosë ajo fizike. Në këtë kohë, kur kampionatet në disa vende kanë nisur prej javësh dhe në disa të tjera prej ditësh, duhet parë se në çfarë gjendje do të jenë lojtarët, nëse kanë arritur në formën e duhur apo jo”, shton De Biazi.
Lojtarët
Xhani De Biazi ka thirrur 24 futbollistë për dy takimet e para, por sipas tij, numri nuk është aspak i ekzagjeruar. Trajneri italian uron që të mos ketë dëmtime, pasi ato mund të prishin planet e tij. “Kur ka grumbulluar 23 futbollistë Hitcfeld, përse të mos e bëjmë ne, - shprehet ai. – Unë nuk mendoj se janë shumë, por uroj që të mos kemi probleme me dëmtimet, pasi është një fazë delikate e sezonit”. De Biazi sqaroi më pas edhe lënien jashtë të Edmond Kapllanit dhe thirrjen e dy kosovarëve të rinj Alban Meha e Burim Kukeli. “Ata janë që të dy mesfushorë, ndërsa Kapllani është sulmues dhe në këtë rast krahasimi nuk shkon. Unë doja mesfushorë për të forcuar grupin, ndaj edhe kam bërë një zgjedhje të tillë, ndërsa në sulm fatmirësisht nuk kemi probleme. Gjithsesi, Kapllani është nën vëzhgimin tonë dhe do të ketë shansin për të qenë pjesë e skuadrës. E kam ndjekur sezonin fundit, kur ai nuk ishte në një gjendje të mirë, tani po shënon gol, çka do të thotë mirë për atë dhe shumë mirë edhe për ne”, deklaroi De Biazi.
Formacioni
Të gjithë janë kuriozë sesi do të luajë Shqipëria ditën e premte, por në këtë aspekt De Biazi qëndron hermetik. “Një gjë të tillë është e sigurt se do ta mësoni të premten para nisjes së takimit. Nuk do të doja që t’i jepja më shumë informacione kundërshtarit rreth nesh, pasi shoh se është goxha i favorizuar në krahasim me ne në disa pika, ndaj do të ishte më mirë që të fokusoheshim te përgatitja sa më mirë e kësaj ndeshjeje”, tha ai.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)