E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real e Ronaldo refuzojne oferten marramendese nga Man. City 1 2 3 4 5 1 vote

Oferta 170 milionë euro e Manchester City për Cristiano Ronaldon nuk është thjesht një “scoop” mediatik. Konfirmimi vjen nga Spanja, ku klubi i Realit të Madridit ka pranuar interesimin e anglezëve, por në të njëjtën kohë refuzuar shumën faranoike për të mbajtur yllin portugez. Trajneri Jose Mourinho nuk do të heqë dorë nga shërbimi i një prej lojtarëve më të mirë të botës, ndërsa rreth tij do të ndërtojë projektin e ri për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në Primera Division dhe në Ligën e Kampioneve.
Lexo të plotë ...   Çmendet Manchester, ofron 170 mln euro për Ronaldon 1 2 3 4 5 (2 vota) e hënë , 13 qershor 2011 Manchester City është gati të bëjë çmenduri për të patur në skuadër Cristiano Ronaldon. Objektivi i klubit anglez ishte bërë i ditur prej kohësh, por telenovela e merkatos është pasuruar me detaje të tjera të rëndësishme që e afrojnë yllin e futbollit botëror me Premier Ligën.

Lexo të plotë ...   NBA, Dallas kampion. Trofeu i parë pas 30 vjetësh 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Dallas Mavericks ka fituar titullin kampion në kampionatin më spektakolar të basketbollit NBA. Ky është suksesi I parë pas 30 vjetësh për skuadrën teksane, e cila ka mundur në finale  Miami Heat me rezultatin 105-95. Dallas e udhëhequr nga gjermani Dirk Novicki fitoi 4 ndeshje kundrejt 2 të kundërshtarëve duke u ngjitur në majën e basketbollit amerikan.  Lexo të plotë ...   4 orë garë nga shiu, Button fiton Çmimin e Kanadasë 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 13 qershor 2011  Jenson Button ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë pas një gare triller, e cila zgjati më shumë se katër orë për shkak të shiut të dendur që e ndërpreu disa herë atë. Piloti anglez i McLaren ishte protagonisti absolut i cirkuitit të Montrealit. Ai bëri gjashtë pit-stop, ndërsa u përplas dy herë gjatë garës, përpara se ta fitonte atë vetëm në xhiron e fundit. Button kaloi finishin përpara kampionit të fuqi Sebastian Vettel.  Lexo të plotë ...   Asnjë tolerim. UEFA çdo ndeshje në monitorim 1 2 3 4 5 (0 vota) e diel , 12 qershor 2011 Skandali i basteve që ka tronditur futbollin italian ka detyruar UEFA-n të zbresë në fushë duke premtuar tolerancë zero ndaj të gjitha tentativave për të trukuar rezultatin e ndeshjeve. Qeveria e futbollit evropian ka bërë të ditur se ka rritur vigjilencën ndaj cdo ndeshjeje, për të cilën ka sinjale anomalie, ndërsa nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj klubeve, skuadrave, futbollistëve apo personave të tjerë që kërkojnë të dëmtojnë sportin më të ndjekur në botë.
Lexo të plotë ...   Kampioni olimpik, Usain Bolt kërkon karrierë në futboll 1 2 3 4 5 (0 vota) e shtunë , 11 qershor 2011 Kampioni i botës dhe olimpik, Usain Bolt, pasi ka treguar shpejtësinë e tij në dy garat e fituara në 100 metra, ka përsëritur suksesin edhe në garën e parë sezonale të  200 metrave, por xhamajkani duket i fiksuar pas një karriere në futboll dhe jo me një klub dosido, por Manchester United.

Lexo të plotë ...   Real- Inter, shkëmbim Maicon- Kaka 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 10 qershor 2011 Merkato e futbollit evropian ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, ndërsa që tani në listat e skuadrave më të mëdha qarkullojnë emrat e disa futbollistëve të famshëm si Ricardo Kaka, Maikon, Aguero dhe Cesk Fabregas. Gjithsesi, ai që po trondit merkaton është Reali i Madridit dhe padyshim trajneri i tij Jose Mourinho.
Lexo të plotë ...   Skandal dopingu në Meksikë. 5 lojtarë pozitivë 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 10 qershor 2011 Një cunami është përplasur mbi kombëtaren e Meksikës, e cila përballet me një skandal dopingu teksa merr pjesë në Golden Cup, një kompeticion që përfshin skuadrat e Amerikës Veriore dhe asaj Qëndrore. Pesë lojtarë të përfaqësueses së saj kanë rezultuar pozitiv ndaj “clenbuterolit”, një substancë dopuese e ndaluar në sport. Lexo të plotë ...   “Humbet reputacionin”, Camerun: Zgjedhja e Blatter, një farsë 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Anglia nuk ndalet në sulmet e saj kundër FIFA-s, ndërsa në fushë ka zbritur edhe kryeministri britanik David Cameron, i cili i ka si farsë zgjedhjet për president dhe se sipas tij qeveria botërore e futbollit ka rënë shumë poshtë. Sepp Blatter u rizgjodh si president për të katërtën herë radhazi, por ishte kandidat i vetëm pas dorëheqjes së rivalit të tij të vetëm Mohamed Bin Hammam pas akuzave për korrupsion.
Lexo të plotë ...   Inspektohet Polonia, UEFA e shqetësuar për Euro 2012 1 2 3 4 5 (0 vota) e enjte , 09 qershor 2011 Pas Ukrainës, UEFA ka inspektuar Poloninë, e cila është organizatorja tjetër e Euro 2012. Kur mbetet më pak se një vit nga nisja e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian organizatorët polakë po përballen me disa pengesa për të qenë gati në afatet e caktuar më parë.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›