E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real, surpriza e shëmtuar ndez ëndrrat për hakmarrjen e madhe

Deri mbrëmjen e të martës në Madrid ishin të bindur se në Torino nuk do të vuanin. Kriza e Juventusit dukej se ua lehtësonte punën, një fitore në Torino, që Realit i mungonte prej 46 vitesh. Përmes radios ironizohej me peshën skerco të emrave si Markisio, De Çelje, Molinaro, Markioni. Pak a shumë të panjohur nga këto anë. Vetëm Shuster dukej se shikonte atë që të tjerët nuk e shihnin: "Kujdes nga kjo Juve e plagosur, kishte thënë para ndeshjes. Unë nuk i zë besë dhe do të kisha dashur të përballesha me një kundërshtar të shëndoshë". Një profet i mirë ish-Engjëlli Biond. Por si mund të menaxhohet humbja e papritur? "As" e përmbledh me një fjalë, "arrimon", një fjalë e papërdorshme zakonisht, që dje në radio "Marca" i bëri të nxjerrin fjalorin për t‘ua sqaruar dëgjuesve. Titulli ishte "Arrimon sin premio", dhe pak a shumë do të thotë: "Ngjitje pa rezultat". I referohej pjesës së dytë të Realit, që nuk mundi të kompletojë përmbysjen. Në brendësi lexohet: "Juve zgjat legjendën e saj", dhe më pas hidhen në sulm: "Juve, këtu nuk do të qeshësh". Ndërsa "Marca" paralajmëron, "Hakmarrje në Bernabeu", me fjalën kryesore të shkuar në italisht, por gjejnë hapësirë për një kritikë: "Pepe thotë se Reali i Madridit duhet të mësojë nga leksioni juventin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›