Rehn: Greqia do t'i kthejë borxhet
Komisioneri për Ekonomi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, deklaroi se Greqia nuk do ta shmangë kthimin e borxheve të mëdha.
"Mosplotësimi i detyrimeve të pagesave nuk parashikohet. Greqia nuk do të shmangë ktihmn e borxheve", tha Rehn gjatë një prononcimi për mediat në Bruksel.
Rehn gjithashtu paralajmëroi për mundësinë e deflacionit në eurozonën, respektivisht rënien e çmimeve, nëse Greqia dhe vendet tjera që kanë borxhe nuk i ulin pagat dhe nuk zbatojnë masa të rrepta për rritjen ekonomike.