E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali blen mesfushorin Khedira

Reali i Madrid mund te mbeshtetet te Sami Khedira per sezonin e ardhshem, pasi ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit gjerman nga skuadra e Shtutgartit. Futbollisti, i ciuli shkëlqeu ne Boterorin e fundit me kombëtaren e Gjermanise kërkohej me ngulm nga trajneri Jose Mourinho dhe klubi madrilen ka shpenzuar 14 milion euro per te patur shërbimet e Khedires, duke filluar nga sezoni i ardhshem.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti 23 vjecar ka firmosur nje kontrate 4-vjecare me Realin e Madridit, duke u bere blerja e trete e Mourinhos ne kete merkato pas e Ángel di María dhe Pedro León.

Sami Khedira, i cili eshte produkt i sektorit te te rinjve te Shtutgartit ka luajtur 98 ndeshje ne Bungesligen gjermane ku ka shenuar edhe 14 gola. Ai debutoi me skuadren e pare ne vitin 2006 dhe pasi udhëhoqi si kapiten kombëtaren U-21 te Gjermanise ne fitimin e kampionatit evropian ne vitin 2009.

Ai u grumbullua nga trajneri Joachim Loew ne perfaqesusen e pare per Boteorin e Afrikes se Jugut. Ne kete kompeticion ai luajti ne te gjitha ndeshjet dhe bashke me Bastin Shvajnbshtajger mbuloi ne menyren me te mire mkungesen e kapitenit Michael Ballack ne mesin e fushes se skuadres gjermane. Po ai shenoi golin e fitores se Gjermanise ne ndeshjen per vendin e trete dhe te katert te Boterorit kunder Uruguajit.

Tani te Reali i Madridit, ai duhet te fitoje nje vend titullari per te formuar dyshen e mesfushes bashke me Xavi Alonson.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›