Venezuela, forca ushtarake në kufi me Kolumbinë

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka dërguar trupa në kufirin me Kolumbinë. Në një intervistë në televizion ai e argumentoi këtë masë me kërcënimin e luftës që sipas tij vjen nga Kolumbia. Konflikti i gjatë mes dy vendeve amerikano-latine, u shkallëzua ditët e fundit, kur Kolumbia e fajësoi Venezuelën se lejon baza të rebelëve të lëvizjes së majtë kolumbiane FARC. Pas kësaj Chavez ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë.
Sipas të dhënave të tij edhe Kolumbia po përforcon praninë ushtarake në zonën kufitare mes dy vendeve. “Duam të mbrojmë sovranitetin në rast agresioni deklartoi chavez në një adresim televiziv. Por nuk duam kursesi të shkaktojmë panic mes popullsisë” shtoi ai.
Sipas tij nga homologu Uribe pritet gjithcka deri ditën e fundit që do të qëndrojë në pushtet, thënë ndryshe më 7 gusht kur pas përfundimit të mandatit do t’i dorëzojë pushtetin pasardhësit Juan Manuel Santos. Chavez lajmëroi krijimin e një zone të re ushtarake në kufi me Kolumbinë.
< I mëparshmi